“Kosova në luftë me SHIK-un” - Bota Sot
“Kosova në luftë me SHIK-un”

Aktuale

“Kosova në luftë me SHIK-un”

Nga: N.Sh Më: 16 janar 2019 Në ora: 12:49
SHIK

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami përmes një postimi në Facebook, thotë se Kosova është në luftë me SHIK-un.

Islami thekson se, SHIK-u ka bërë trekëndëshin e ndjekjes të subjekteve politike që u dalin përpara.

“Radhitja e SHIK-ut në krah të PDK së e ka rrezikuar sigurinë e brendshme të Kosovës sepse militantë e partive janë elektrizuar tej mase. Funksionimi i Rrjetit të SHIK-ut ka shtrirje horizontale dhe vertikale me të gjitha elementet e sajë pa pas shkëputje zingjirore për as një moment. Shtrirjen horizontale e bëjnë duke filluar nga shoqatat e dala nga lufta dhe nga Kryetaret e familjeve te dëshmorëve dhe veteranëve te luftës, këta i mbajnë nën kontroll dhe në raste të caktuar i shfrytëzon për qëllimet e veta”, shkruan Islami, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë, postimi i plotë i Gazmend Islamit:

Image
Gazmend Islami

Kosova në luftë me Shik-un??!!

Në PDK nuk ka më Kryesi aty nuk ka këshill të përgjithshëm, aty ka diktaturë dhe despot. Disa kanë filluar luftën frontale me strukturat mafioze që përmes PDK-së kanë pushtuar krejt shtetin. Kjo strukturë ka ngatërruar mekanizmin e ndërtimit të shtetit funksional dhe demokratik. Këta në vend që të angazhohen në diskutime me qytetarin, këta po funksionojnë mbi parimin e sistemit diktatorial. E vetmja gjë që mund të themi për ta në pikëpamje psikopatologjike e favorizojnë korrupsionin, shpëlarjen e parasë, vjedhjes, burgosjeve politike. Njohuritë tona mbi lëvizjet politike mund të ekzistojnë vetëm pasi të njihen parimet dhe diturit në çdo fushë të veprimit. Këtu ndryshon strategjia e realizimit të aspiratave tek shqiptarët sepse pushtetarët politik të imponuar dëshirojnë të jenë edhe drejtues të drejt, por drejtimi i një shteti apo partie pa bazë të shëndosh është bumerang për partinë, politikën, shtetin, kombin.

Shik-u e ka bërë trekëndëshin e’’ ndjekjes’’ të gjitha atyre subjekteve politike që ju dalin përpara por njëkohësisht edhe të gjithë atyre bashkë partiakëve që tash së voni kanë filluar ta thonë të vërtetën për Përbindëshat që kanë uzurpuar gjithë Kosovën. Radhitja e SHIK-ut në krah të PDK së e ka rrezikuar sigurinë e brendshme të Kosovës sepse militantë e partive janë elektrizuar tej mase. Funksionimi i Rrjetit të SHIK-ut ka shtrirje horizontale dhe vertikale me të gjitha elementet e sajë pa pas shkëputje zingjirore për as një moment. Shtrirjen horizontale e bëjnë duke filluar nga shoqatat e dala nga lufta dhe nga Kryetaret e familjeve te dëshmorëve dhe veteranëve te luftës, këta i mbajnë nën kontroll dhe në raste të caktuar i shfrytëzon për qëllimet e veta. Ne anën tjetër e ka rrjetin e shtrirë në PTK, aty ku bëhen përgjimet e personave pa lejen e personave të autorizuar. Në këtë organizatë, duke filluar nga roja e deri tek stafi më i lart janë në një formë përkrahës te PDK-se por ka shumë që janë me detyra speciale ose janë informator ose agjent të SHIK-u.

Forma e tretë është FSK aty pothuajse kontrollon krejt strukturën e sajë edhe pse janë munduar strukturat e KFOR-it së bashku me shërbimet inteligjente që të largojnë dhe ta pastrojnë FSK- në nga ky fenomen. Po ashtu Policinë e Kosovës e kontrollon të tërën sepse e ka hierarkinë e lart që emëron dhe shkarkon vet, pastaj çdo informatë që mbledh policia duhet ti dërgoi në SHIK, mandej ata i klasifikojnë se çka i duhet e çka jo. Informatat mblidhen, analizohen dhe përpunohen në zyrën e analizës dhe përpunimit. Pas kësaj përgatitet tereni për shantazhe, përgatitje terreni për degradim ose futje te frikës te qytetaret.. Përderisa kjo strukturë ende punon dhe vepron në Kosovë vendi nuk mund të ec përpara. Prokuroria duhet marr me vrasjet, pasurimet, tentativat me te gjitha fenomenet qe kane ndodhur qe nga pas lufta. Vetëm ne këtë mënyrë duke dënuar te gjitha ata qe kane shkelur ligjin mund te ndërtojmë një te ardhme me perspektivë evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...