Edhe një ish-komandant i UÇK-së ftohet si i dyshuar në Gjykatën Speciale

Aktuale

Edhe një ish-komandant i UÇK-së ftohet si i dyshuar në Gjykatën Speciale

Më: 16 janar 2019 Në ora: 15:54
Ismet Tara

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Tara është ftuar në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale për intervistë më 17 shkurt, pikërisht në ditën e pavarësisë së Kosovës për të cilën ditë ai dha gjithçka.

Komandant Hoxhës ftesa i ka ardhur më 20 dhjetor. Intervistimi i tij do të zhvillohet në Hagë,

“Ndihem krenar për ndihmën e madhe të pakompromis të popullit shqiptar dhe me luftën e luftëtarëve për lirinë e Kosovës”, ka thënë Tara.

Pak ditë më parë u intervistua nga prokuroria speciale edhe Sabahajdin Cena.

Dy ditë me radhë është intervistuar ish-komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ndërsa sot ka filluar intervistimi i Sami Lushtakut, ish-komandant i zonës së Drenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat