Hahn në Kosovë, takohet me kryeministrin Haradinaj - Bota Sot
Hahn në Kosovë, takohet me kryeministrin Haradinaj

Aktuale

Hahn në Kosovë, takohet me kryeministrin Haradinaj

Më: 17 janar 2019 Në ora: 07:41
Ramush Haradinaj dhe Johannes Hahn

Komisionari Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn do të arrijë sot për një vizitë në vendin tonë.

Tash për tash është paralajmëruar takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, por nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e diskutimeve.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, në ora 16:45, ku edhe është paralajmëruar se mediat mund të marrin vetëm pamje.

Ndryshe, vizita e Hahn vjen në kohën kur BE ka kërkuar nga Kosova heqjen e taksave ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja.

Por, Haradinaj ka deklaruar se heqja e taksave mund të ndodhë vetëm në momentin që Serbia është e gatshme të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...