Haradinaj: Do të mirëpresim sugjerimet e Hahn për taksën - Bota Sot
Haradinaj: Do të mirëpresim sugjerimet e Hahn për taksën

Aktuale

Haradinaj: Do të mirëpresim sugjerimet e Hahn për taksën

Më: 17 janar 2019 Në ora: 10:00
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn që do të vizitojë sot Kosovën, do të diskutojnë edhe për taksën që Kosova i ka vendosur produkteve nga Serbia.

Haradinaj ka thënë se taksa ndërlidhet me njohjen nga Serbia, por që ka thënë se do të mirëpresin çdo sugjerim dhe këshillë.

Haradinaj: Mirëpresim sugjerimet e komisionerit Hahn për taksën

 "Kosova ka të arritura në agjendën evropiane, e kemi një agjendë ju e dini MSA-në e kemi kthyer në ERA, ERA1 është zbatuar, ERA 2 ka filluar. Komisioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Njëkohësisht Kosova ka një agjendë me BE-në liberalizimi i vizave, kemi përmbushur krejt kushtet. Tani ka lindur edhe një temë e re, është taksa, taksa lidhet me njohjen nga Serbia jo me këto dy të parat, e mirëpresim pra çdo sugjerim, çdo këshillë edhe mundësinë me bisedua me komisionerin Hahn", tha Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pas homazheve që i ka bërë tek shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në përvjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj: Sot nderojmë të gjithë të rënët për liri

 "Nderojmë sot para shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, 551 vjetorin e vdekjes. Njëkohësisht sot nderojmë të gjithë të rënët për liri, veçanërisht vëllëzërit Gërvalla, Jusufin e Bardhoshin, dhe Kadri Zekën që po ashtu janë vrarë këtë ditë vite më përpara. Në mbrëmje e kemi një ngjarje, pra kushtuar këtyre dy përvjetorëve, përvjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe të heronjve tanë më të ri vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka", tha ai.

Viti 2018 ka qenë Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut që është bërë në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...