Gashi: MAShT kundër grevës në arsim - Bota Sot
Gashi: MAShT kundër grevës në arsim

Aktuale

Gashi: MAShT kundër grevës në arsim

Nga: E.K. Më: 17 janar 2019 Në ora: 15:16
MASHT

Këshilltari për informim në kabinetin e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi, në prononcimin për gazetën “Bota sot” u deklarua që janë kundër grevës dhe për këtë janë duke u bërë thirrje vazhdimisht SBASHK-ut që të reflektojnë.

"Ministri Bytyqi vazhdimisht është angazhuar dhe po vazhdon me takime të shumta në funksion të një zgjidhje të pranueshme për të gjithë. Gashi thotë se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka dërguar dy propozime ku parashihet një rritje e koeficientëve dhe poashtu pas arritjes së një zgjidhje të fillohet një debat 6 mujor ku MASHT, SBASHK dhe DKA-të të diskutojnë për gjendjen e përgjithshme në arsim, në mënyrë që së bashku të marrim obligime dhe përgjegjësi".

“Pra, jemi duke u angazhuar shumë që të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që të ndalet greva dhe nxënësit t’i kthehen procesit mësimor sepse ata janë duke u dëmtuar më së shumti”, shprehet Valmir Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat