Haradinajn nuk e lëkund Komisioneri Hahn për taksën: E heqim pas njohjes nga Serbia - Bota Sot
Haradinajn nuk e lëkund Komisioneri Hahn për taksën: E heqim pas njohjes nga Serbia

Aktuale

Haradinajn nuk e lëkund Komisioneri Hahn për taksën: E heqim pas njohjes nga Serbia

Më: 17 janar 2019 Në ora: 20:36
Ramush Haradinaj

Komisioneri për Zhvillim i Bashkimit Europian Johanes Hahn erdhi sot në Prishtinë. Arsyeja kryesore po del të jetë presioni për heqjen e taksës për mallrat serbe. Por vizita e tij nuk ka arrit që t’ia ndryshoj qëndrimin kryeqeveritarit të Kosovës Ramush Haradinaj për këtë çështje.

Muhabetin me komisionerin Johanes Hahn e nisi me temën e liberalizimit të vizave. Por mysafiri nga Brukseli ia kujtoi të enjten pasdite kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj se kjo çështje është përmbyllur në dhjetorin e kaluar kur pati thënë se Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave deri më 2020, e se tash është vetëm fillim viti.

Mirëpo kryeministri i vendit u shpreh më optimist.

“Ne e kemi përmbush obligimin. Besoj se jemi në dinamikë të re, në dinamikë më të mirë”, tha Haradinaj.

Hahn ishte më fort i interesuar që të bisedojë për heqjen e taksës për mallrat serbe e boshnjake. Për këtë punë edhe kishte ardhur në Prishtinë.

E Haradinaj ia kishte kthyer përgjigjen e njëjtë, sikurse kërkesës së amerikanëve.

“Sa më shpejt që të arrihet njohja po”, tha Haradinaj.

Por se a ka ofruar BE garanci për këtë përmes së të dërguarit të tij nuk tregoi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...