Islami: Rama gatoi me Vuçiç ndryshimin e kufijve dhe u fsheh pas Thaçit - Bota Sot
Islami: Rama gatoi me Vuçiç ndryshimin e kufijve dhe u fsheh pas Thaçit

Aktuale

Islami: Rama gatoi me Vuçiç ndryshimin e kufijve dhe u fsheh pas Thaçit

Më: 18 janar 2019 Në ora: 10:34

Ish-Ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, nuk e sheh debatin Rama-Meta për çështjen e Ministrit të Jashtëm si çështje kushtetuese dhe as të lidhur me emrin e Gent Cakaj.

I ftuar në Ora News, Islami thotë fjalë për cënimin e integritetit të Kosovës.

Islami: Çështja nuk është çështje kushtetuese dhe as çështje e Gent Cakaj. Është shumë i vogël për të krijuar një situatë të tillë, është ose gjethja e fikut ose maska që ka dashur të vërë Edi Rama. Problemi është më i thellë se kaq, bëhet fjalë për cënimin e integritetit të Kosovës. Rama së bashku me Vuçiç janë ideatorë të një marrëveshje. Rama është fshehur pasi ka gatuar këtë marrëveshje dhe ka nxjerrë Thaçin të marrë ai përgjegjësitë. Kjo marrëveshje ka turbulluar jo vetëm politikën shqiptare por edhe në Kosovë. Edhe Europa që është marrë me pavarësinë e Kosovës ka qenë kundër prekjes së kufijve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...