KMDLNj kërkon trajtim të barabartë për avokatët para Gjykatës Speciale - Bota Sot
KMDLNj kërkon trajtim të barabartë për avokatët para Gjykatës Speciale

Aktuale

KMDLNj kërkon trajtim të barabartë për avokatët para Gjykatës Speciale

Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:43
Selia e Gjykatës Speciale

Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 1.5 milionë euro për të paguar mbrojtjen e të akuzuarve të mundshëm nga Kosova nga Gjykata Speciale si dhe mbulimin e të gjitha shpenzimeve që ndërlidhen me procesin gjyqësor për familjarët e ngushtë e atyre që do të gjykohen.

Këtë shumë, KMDLNj përmes një njoftimi për media e ka konsideruar si simbolikë krahasuar me shpenzimet e mundshme , si për mbrojtje, ashtu edhe për familjarët e ngushtë.

“Ndonëse ka zëra dhe qëndrime që e kundërshtojnë këtë qëndrim të Qeverisë së Kosovës, KMDLNj e ka përkrahur fuqishëm këtë vendim duke konsideruar se ky është detyrim i Qeverisë së Kosovës aq më parë, që në rrethana të ngjashme, edhe qeveritë e Kroacisë, Bosnjës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë ndarë fonde për qytetarët e këtyre shteteve dhe familjarët e tyre, madje në shuma shumë më të larta”, thuhet në njoftim.

Media u sjell pa ndërhyrje pjesën tjetër të reagimit të KMDLNj-së:

Qytetarët e Kosovës, pa vullnetin e tyre po dërgohen në një shtet tjetër dhe po përballen me një aparat hetues, prokurorial, gjyqësor, administrativ e tjera, që  nuk janë nga Kosova, nuk kanë të bëjnë asgjë më Kosovën, nuke flasin asnjë gjuhë që flitet në Kosovë dhe nuk kanë asnjë ngjashmëri apo përputhshmëri me traditen apo kulurën kosovare. Familjarët e të akuzuarve, atyre që gjykohen apo të të dënuarve eventualë nuk mund të privohen nga e drejta elementare e njeriut që të interesohen, të marrin pjesë në gjykim apo t’i vizitojnë të dënuarit e mundshëm e për të cilat duhen mjete të konsiderueshme materiale e që shumica e familjarëve nuk i kanë. Me të gjitha ligjet, deklaratat dhe konventat ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut për persona të privuar nga liria parashihet që personat e dënuar ta mbajnë denimin sa më afër vendit ku jetojnë, për të qenë afër familjes dh për të rujatu r familjen duke kursyer shpenzime të mëdha materiale. Nëse dënoheni për një vepër të caktuar penale kjo nuk nënkupton se privimi nga liria është mohim i të gjitha të drejtave të njeriut. KMDLNj, për shkak të trajtimit diskriminues të qytetarëve të Kosovës , që nga çasti kur intervistohen e deri te vujatje e dënimit pati propozuar që barra e të gjitha shpenzimeve, si mbrojtja juridike, të gjitha shpenzimet për familjarët e ngushtë si dhe monitorimi i respektimit të drejtave të personave të privuar nga liria të mbulohen nga buxheti i Gjykatës Speciale sepse janë krijuar rrethana të veçanta për qytetarë e Kosovës , subjekt potencialë të kësaj gjykate e që rast të ngjashëm nuk e kemi në praktikat e deritashme juridike. Pasi Gjykata Speciale nuk i kompenson këto shpenzime, KMDLNJ nuk e ka asnjë dilemë se këtë duhet ta bëjë shteti i Kosovës sepse e ka detyrim.

Kohëve të fundit në media po përfolet se avokatët ndërkombëtarë kërkojnë mëditje të papërballueshme për buxhetin e Kosovës dhe jonormale për standardin tonë. Si shembull, KMDLNj e thekson se sipas mediave, i angazhauri për mbrojtje të z.Lushtaku, z.Najs paska kërkuar 2200 euro pagesë për një ditë. Sigurisht se këto tarifa, por edhe më të larta do të kërkojnë edhe avokatët tjerë ndërkombëtarë.

Qeveria e Kosovës, së paku sa është i informuar KMDLNj, ende nuk ka caktuar shumën për avokatët nga Kosova e që janë në listë për përfaqësim juridik dhe mbrojtje të të akuzuarve të mundshëm para kësaj Gjykate.

Në këtë kontekst, KMDLNj kërkon trajtim të barabartë dhe jodiskriminues të avokatëve nga Kosova dhe atyre ndërkombëtarë sepse e bëjnë punën e njejtë. Nëse ndonjë i akuzuar shpreh dëshirë të angazhojë ndonjë avokat që ka emër ndërkombëtarë apo kompani avokatie, ai duhet të llogarisë në shumën që qeveria e ndanë për avokatët nga Kosova ndërsa, çdo shumë që e kalon limitin e caktuar nga qeveria duhet të kompensohet nga vet i akuzuari. Qeveria nuk ka për detyrim të ndajë mjete për një mbrojtje të kushtueshme për disa të akuzuar dhe mjetet tjera që parashihen sipas vendimit të qeverisë për të akuzuar të tjerë.

Çdo diskriminim në këtë fushë, për KMDLNj –në është e papranueshme dhe do të denoncohet publikisht si shkelje e të drejtave të njeriut dhe shpërdorim i parasë publike!    

Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë fare të ndajë fonde apo mjete për mbrojtje të imazhit të Kosovës para kësaj Gjykate për faktin se përgjegjësia është individuale dhe si e tillë duhet të trajtohet. Qeveria e Kosovës duhet të ndajë mjete për mbrojtje të domosdoshme dhe të nevojshme për të akuzuarit dhe familjarët e tyre dhe, nëse donë dikush mbrojtje jashtë këtyre limiteve, le të paguajë vet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...