Haradinaj: Për serbët më e rëndë është me ua blloku tregun e Kosovës, se me i detyru me na njoh - Bota Sot
Haradinaj: Për serbët më e rëndë është me ua blloku tregun e Kosovës, se me i detyru me na njoh

Aktuale

Haradinaj: Për serbët më e rëndë është me ua blloku tregun e Kosovës, se me i detyru me na njoh

Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:58
Ramush Haradinaj

Kryeministri vendit, Ramush Haradinaj gjatë një tubimi me strukturat e partisë së tij në Mitrovicë, ka deklaruar se për çështjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë kanë përkrahjen popullore.

“Ne vendosëm taksë 10% për t`ua tërhequr vërejtjen, por jam thellë i bindur që për Serbinë nuk është asgjë njohja, çka është tregu i Kosovës – me shit në Kosovë, kemi edhe një përkrahje të madhe popullore”, tha Haradinaj.

Ai ka deklaruar se me vendosjen e taksës ndaj Serbisë, Kosova e mbron tregun, aktivizon resurset e veta ekonomike.

Lidhur me statusin e Trepçës Haradinaj ka thënë se me votimin e statusit të Trepçës do të krijohet një kompani e Kosovës e cila del nga ligji në basë të cilit parlamenti e nis punën e Trepçës.

“Po e votuam të gjithë Trepçën më 100 vota besoni se kurrë më askush s`ka me na vetë kurrgjë. Unë besoj shumë se Kadri Veseli, Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, etj. do ta votojnë statutin e Trepçës, ata të cilën e vonojnë votimin e statusit të Trepçës le ta dinë së e dimë ku e kanë qëllimin. Lë ta dinë Valdrin Lluka, Behxhet, unë di si kryeministër, e të gjithë se është me rëndësi të kryhet kjo punë”, ka thënë ai.

Haradinaj para të pranishmëve ka deklaruar se në Mitrovicë është për t`u sjellë lajmë të mira.

“Sot në Mitrovicë kam ardhë për të sjell lajme të mira. Është lajm i mirë fakti se Isa Mustafa, Albin Kurti e votuan ushtrinë, e duke e formuar atë me votat e të gjithëve të pranishmëve në parlament. Është shumë me rëndësi që ushtria u formua duke marrë vota nga të gjithë deputet e pranishëm. Është e rëndësishme se atë ditë të gjithë ishim fitues edhe ushtari i Ibrahim Rugovës e edhe ai i Adem Jasharit”, ka thënë kryeministri në takimin me strukturat e partisë së tij në Mitrovicë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...