Haradinaj flet për refuzimin e vizës nga Amerika - Bota Sot
Haradinaj flet për refuzimin e vizës nga Amerika

Aktuale

Haradinaj flet për refuzimin e vizës nga Amerika

Më: 18 janar 2019 Në ora: 20:27
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mosdhënien e vizës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e ka lëkundur besimin e tij ndaj shteti mik të Kosovës.

Gjatë një takimi që ka pasur në orët e pasdites me studentët të Vjenës dhe Venecias, në kuadër të programit të studimeve “Europian Master Human Rights and Democratision”, Haradinaj është pyetur edhe për mosdhënien e vizës nga ana e SHBA-së.

Ai ka thënë se kjo nuk i prek marrëdhëniet me shtetin që i ka ndihmuar Kosovës.

“Besimi im në ShBA-në nuk ndryshon me vizë apo pa të, na kanë ndihmuar në vitin ‘99, por ky është vendim i një shteti, nuk do të ndryshojë asgjë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i qeverisë edhe njëherë ka folur për taksën dhe rëndësinë që tregu i Kosovës ka në Serbinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...