Gani Geci iu premton ish LPK-së: Nëse ma gjeni një foto të Adem Jasharit me emblemë të UÇK-së, unë do të... - Bota Sot
Gani Geci iu premton ish LPK-së: Nëse ma gjeni një foto të Adem Jasharit me emblemë të UÇK-së, unë do të...

Aktuale

Gani Geci iu premton ish LPK-së: Nëse ma gjeni një foto të Adem Jasharit me emblemë të UÇK-së, unë do të...

Nga: D.RR Më: 19 janar 2019 Në ora: 12:59
Gani Geci

Gani Geci, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe ish bashkëluftëtar i komandantit Adem Jashari, përmes një postimi në Facebook iu ka bërë premtuar ish pjestarëve të LPK-së se, nëse ata ia gjejnë një foto të Adem Jasharit me emblemën e UÇK-së, apo të ish komandantit Zahir Pajaziti, ai kurr më nuk do të flas dhe çka do që thotë LPK-ja, veç “amin” ka me bë, përcjellë "Bota sot".

Postimi i plotë:

Prej juve që mendoni se Historia e Kosovës ka lindur me lindjen e juaj. Bëhuni bashkë të gjithë dhe ma gjeni një fotografi të Komandantit Legjendar Adem Jashari me emblemë të UÇK-së ose të komandantit Zahir Pajazit me emblemën e UÇK-së? Nëse ma gjeni, unë prej ati momenti kur të ma gjeni kurrë më as edhe një fjalë te vetme nuk kam me thanë. Çka do që të thoni ju të ish LPK-së unë veç amin kam me ba. Veç jo fotomontazh, por Origjinal foto. E pas marrëveshjes se Oslos edhe Sali Qeku e ka bajt emblemën e UÇK-së edhe të gjithë. A e ka pas Kosova Kushtetutën e vitit 1974 që në bazë të kësaj Kushtetute tërë bota perëndimore po ia njeh sot kufijtë . Pas Kushtetutës se viti 1974. A e ka pas Kosova të ashtuquajturën Kushtetutën e Kaçanikut. Në bazë te saj u dashtë me pas Forca të Armatosura dhe Organe tjera legjitime . A ka bë Kosova një Referendum ne vitin 1992 . Kushdo qe nuk beson që këto dy dokumente kanë ekzistuar shkoni në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë dhe i gjeni këto dy dokumente edhe dokumentin e Referendumit të Pavarësisë e gjeni aty, me këto dokumente është mbrojt shpallja e pavarësisë në GjND.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...