Një vit pa atdhetarin Jonuz Musliu

Aktuale

Një vit pa atdhetarin Jonuz Musliu

Më: 20 janar 2019 Në ora: 08:16
Jonuz Musliu

Një vit më parë në Konçul, i është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliut.

Në vendlindjen e kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, në fshatin Konçul, për t’i dhënë lamtumiren e fundit Musliut, ishin mbledhur udhëheqës të Luginës së Preshevës, ish luftëtarë të UÇPMB-së, qytetarë të shumtë të Luginës, kurse nga Kosova ishte vetëm kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe deputeti Nait Hasani. Kurse paraprakisht ishin bërë homazhe në Gjilan.

I ndjeri Musliu ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin liri në Luginë.

Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.

Musliu ka ndërruar jetë me 18 janar në një spital të Turqisë, pas një sëmundje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat