MPJ-ja i përgjigjet Daçiqit, çnjohja s’ekziston si koncept në praktikën ndërkombëtare

Aktuale

MPJ-ja i përgjigjet Daçiqit, çnjohja s’ekziston si koncept në praktikën ndërkombëtare

Më: 20 janar 2019 Në ora: 17:43
MPJ

Fatmir Haxholli, këshilltar politik i ministrit Behgjet Pacolli, i është përgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, që tha se Republika e Palauit e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Haxholli tha se këto janë pretendime të shtetit serb për ta dëmtuar Kosovën, si dhe për ta përdorur si kartë për koncesione në dialog.

“Në momentin që hapet perspektiva e aplikimit për anëtarësim në OKB, ne do ja bashkëngjesimin aplikacionit edhe njohjet dhe pastaj, le të shohim se a do të mund të shërbehet Serbia me praktika dhe dokumente skandaloze që ajo i quan çnjohje”, ka thanë Haxholli.

“Çnjohja si koncept dhe si praktikë nuk ekziston në marrëdhënie mes shteteve, dhe kushdo që pretendon ndryshe, shkel me dy këmbët ligjin dhe të drejtën publike ndërkombëtare. Serbia po shërbehet më këtë temë me qëllim të ndërtimit të një narracioni të rrejshëm, të cilin synon ta shfrytëzojë si kartë për koncesione në dialog”, ka thënë Haxholli.

Nga ana tjetër, në një deklaratë për televizionin serb “Pink”, Daçiqi ka thënë se presidenti i Palauit ka arritur në Beograd dhe nesër do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Do t’ju lusja që përfundimet t’i merrni vet. Pacolli i ka shkruar presidentit të Palauit posa ka dëgjuar dhe unë nuk do të doja të përkeqësoja interesat tona, ta kryejmë punë fillimisht”, ka thënë Daçiqi.

Ai ka shtuar se është ende herët nëse edhe Saint Kitts dhe Nevis do të tërheqë njohjen, por, sipas tij, “ka gjasa që kjo të ndodhë”.

“Edhe fëmijët e mi më pyesin shpesh se ku gjenden shtete të caktuara, por ato shtete kanë të drejta të barabarta [në OKB] sikurse Kina. Unë rregullisht ua tregoj hartën të gjithëve kush e ka njohur Kosovën e kush jo. Kur shikoni territorialisht, jemi në përparësi të madhe”, ka shtuar Daçiqi.

Shefi i diplomacisë serbe shtoi se pret që muajve të ardhshëm, numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën të bie në 96.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat