74.8 euro rritje për mësimdhënësit e shkollave të mesme, Haradinaj tregon si do të bëhet ngritja e pagave! - Bota Sot
74.8 euro rritje për mësimdhënësit e shkollave të mesme, Haradinaj tregon si do të bëhet ngritja e pagave!

Aktuale

74.8 euro rritje për mësimdhënësit e shkollave të mesme, Haradinaj tregon si do të bëhet ngritja e pagave!

Nga: N.H Më: 20 janar 2019 Në ora: 20:29
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpalosur disa detaje nga takimi që ka pasur me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharin.

Haradinaj në profilin e tij në Facebook, ka shkruar rreth ofertës që ka bërë për ngritjen e pagave për mësimdhënësit.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës Kosovës. Sot kam pritur në takim kryetarin e Sindikatës së SBASHK Rrahman Jashari, të cilit ia prezantova ofertën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për mbi 20 mijë të punësuar në sektorin e arsimit, vlera e rritjes është rreth 20 milionë euro në vit. Kjo është oferta më e madhe që i bëhet sektorit të arsimit dhe u bëjë thirrje të gjithë edukatorëve, mësimdhënësve që t’i kthehen punës, t’i kthehen procesit mësimor.

Per 5.000 mësimdhënës në shkollat e mesme, nga 74.8 euro më shumë në muaj

Per 14.790 mësimdhënës në arsimin fillorë, nga 46.8 euro më shumë ne muaj

Per 912 mësimdhënës ne arsimin parashkollor, nga 49.8 euro më shumë ne muaj

Për 125 mësimdhënës në shkollat speciale, nga 49.8 euro më shumë në muaj

Do të ishte një mashtrim nëse grevistët mendojnë që do ta kenë një ofertë tjetër. Kjo është oferta e Qeverisë, 20 milionë euro më shumë për arsim.

Punë të mbarë të gjithë punëtorëve të arsimit. Do të jemi bashkë gjithmonë dhe duke vendos komunikim të vazhdueshëm, do të përpiqemi që edhe në të ardhmen të përmirësojmë pozitën e edukatorëve të fëmijëve tanë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...