E zbulon Gani Geci: “Jemi policia e Ibrahim Rugovës”, kishte thënë Sami Lushtaku në vitin 1993 - Bota Sot
E zbulon Gani Geci: “Jemi policia e Ibrahim Rugovës”, kishte thënë Sami Lushtaku në vitin 1993

Aktuale

E zbulon Gani Geci: “Jemi policia e Ibrahim Rugovës”, kishte thënë Sami Lushtaku në vitin 1993

Nga: N.H Më: 20 janar 2019 Në ora: 22:44
Gani Geci dhe Sami Lushtaku

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ditëve të fundit ka shtuar takimet me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.

Por, përveç takimeve, ish-deputeti i LDK-së së fundit ka filluar të tregoj edhe disa nga ngjarjet e përbashkëta që kishin gjatë viteve të lavdishme me ish-gjeneralin e UÇK-së.

Ai në një koment në Facebook, ka rrëfyer se kur ishte pyetur Sami Lushtaku nga një person në vitin 1993 se kush janë, përgjigja e Lushtakut ishte se ata janë policia e Ibrahim Rugovës.

Ndërsa, ndër tjerash ai ka treguar gjithashtu se edhe kush ishte pjesë e aksioneve të para të bëra ndaj ushtrisë serbe.

Image

Ndryshe, Geci ditë më parë ka thënë se ai së bashku me Sami Lushtakun kanë qenë shokë para luftës, para demonstratave si dhe shokë gjatë aksioneve guerile.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...