13 vjet nga vdekja e ish Presidentit Ibrahim Rugova - Bota Sot
13 vjet nga vdekja e ish Presidentit Ibrahim Rugova

Aktuale

13 vjet nga vdekja e ish Presidentit Ibrahim Rugova

Më: 21 janar 2019 Në ora: 07:22
Ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova

Sot janë bërë 13 vjet prej kalimit në amshim të ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës pas përballjes disa mujore me sëmundjen e kancerit.

Rugova ka qenë Presidenti i parë i Kosovës dhe poashtu kryetar i LDK-së, parti që i priu nga themelimi i saj në vitin 1989 e deri në vdekje.

Pas vdekjes së tij timonin e partisë e mori Fatmir Sejdiu që poashtu u zgjodh edhe president i vendit. Në nderim të jetës dhe veprës të Rugovës sot në Prishtinë te varri i tij do të bëhen homazhe, kurse nga partia që ka drejtuar është organizuar një akademi përkujtimore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...