Thaçi e komandanti i KFOR-it flasin për situatën politike dhe të sigurisë - Bota Sot
Thaçi e komandanti i KFOR-it flasin për situatën politike dhe të sigurisë

Aktuale

Thaçi e komandanti i KFOR-it flasin për situatën politike dhe të sigurisë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 12:29
Hashim Thaçi dhe Lorenzo D’Addario

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.

Presidenti dhe komandanti i KFOR-it kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

“Komandantin D’Addario e falënderova për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë. Jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e çdo ushtari që shërben në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...