“Letër e hapur për Ramush Haradinaj”

Aktuale

“Letër e hapur për Ramush Haradinaj”

Nga: N.Sh Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:03
Ramush Haradinaj

Njohësi i çështjeve politike, analisti Haki Abazi, i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit Ramush Haradinaj.

Abazi, përmes rrjetit social Facebook, thotë se, Haradinaj e ka tradhtuar besimin qe ia ka dhënë Ibrahim Rugova.

Abazi shkruan se, presidenti Hashim Thaçi e ka shkelur mbi gjakun e Jasharajve, e ka përdhosur luftën e shtrenjtë të UÇK-së, i ka dërguar shokët e luftës në burg dhe tash e ka ven Kosovën në rrezik.

Abazi i thotë kryeministrit se e ka shkelur premtimin e vet, pasi “shkolla e tij e as lufta nuk është e njëjtë me Thaçin e Veselin”.

Më poshtë ua publikojmë postimin e plotë të Haki Abazit:

Letër e hapur për Ramush Haradinaj

Në asnjë moment nuk jam pajtuar për vendimin për të hyre në koalicion me PDK. Arsyet janë të njohura dhe të panumërta por mbi te gjitha ju ke mundësuar Thaçit dhe Veselit me sjelle vendin ne kolaps total edhe më të madhe se që ka qenë, d.m.th tani je bashkëfajtorë. Ju ke vazhduar jetën për disa vite në ndërmarrjen e tyre për të zhvatur vendin e për të bërë dhëndurë sekretare permanent.

E ke tradhtu një besim që ta kishte dhënë Rugova për me qenë aktor politik duke të bërë kryeministër për të mos lejuar pikërisht vendosjen e kontrollit të shitur e të shpifur të një grupacioni që ka prejardhje të dyshimtë, rol të dyshimtë, që ka përvetësuar meritat e luftës, e ka përdhosur luftën e shtrenjtë të UÇK-së ka shkelur mbi gjakun e Jasharëve, ka dërguar shokët e luftës në burg, dhe tash politikisht e ka vënë në rrezik Kosovën, ndërkombëtarisht e ka izoluar Kosovën, ekonomikisht e ka zhvatur buxhetin, shpresën ju ka humbur njerëzve dhe ligjërisht,- e ka dëshmuar që jemi një shoqëri që një klan e mban ne kontrolle gjithë gjyqësinë e prokurorinë.

Mbi të gjitha e ke shkelur premtimin tënd se shkolla jote e as lufta jote nuk është e njëjtë me Thaçin e Veselin. Tani jo që i ke bërë të njëjta por ju ke bërë trampolinë në demarkacionin që nuk ke me pasë kohë me korrektu ashtu siç ke premtuar dhe tani edhe në këtë kolapsin e fundit të qëllimshme të sektoreve. Jep dorëheqje si burrat edhe mos lejo me t'i lënë këmbët e arushës.

Thaçi nuk është kah do me rrëzu qeverinë, ai e do këtë qeveri që udhëheqë në këtë formë përderisa të gjitha problemet e 20 vjetshin të krijuara e të grumbulluara po të faturohen ty dhe njerëzve e po kushtojnë qytetarëve dhe vendit. Thaçi po do përsëritjen e 2004 dhe krijimin e një situate që ai del si shpëtimtar- dhe ti e di pse po e bën këtë gjë. Por Kosova nuk duhet me u djege edhe njëherë për shkak se nuk ka njerëz që orientojnë në drejtimin e duhur e ka inate provinciale.

Kosova nuk ka nevojë as me u be storie në BBC, CNN e Neë York Times se Haradinaj nuk ka arritur ta kontrolloje situatën njëjte sikur se edhe Bajram Rexhepi me 2004. Mos prano këmbet e arushes, jep dorëheqje dhe le të bëhet qeveri teknike deri në zgjedhjet e ardhshme apo edhe direkt në zgjedhjet e parakohshme, ti nuk ke me qenë humbësi më i madh.

Në anën tjetër po ashtu e ke gabim, nuk të shpëton PSD, në fakt ata që kanë tradhtuar bukën e sofren e LVV nuk munden me qenë ushtarë të mirë, dezertorët janë dezertore dhe mbetën të tillë dhe kurdo që paranoja e tyre mbërrinë në kulm apo rrezikohen politikisht, ta kthejnë pushken ty. Dil me nderë se me leshu rend është veçori e burrave të mëdhenjë, nuk ka nevoje për shumë njohuri, por ndryshe nuk shpëtohet ky vend nga kjo katandisje e pavlerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat