“Rugova do të kujtohet përherë si Prijësi Paqësor, dhe themeltari i shtetit të Kosovës”

Aktuale

“Rugova do të kujtohet përherë si Prijësi Paqësor, dhe themeltari i shtetit të Kosovës”

Nga: N.H Më: 21 janar 2019 Në ora: 16:48
Ish-presidenti Fatmir Sejdiu pranë varrit të presidentit historik të Kosovës Dr. IBRAHIM RUGOVA

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu, e ka kujtuar ish-Presidentin historik dr. Ibrahim Rugova, dhe ka thënë se do të kujtohet përherë si Prijësi Paqësor, dhe themeltari i shtetit të Kosovës.

"Në nderim të jetës dhe veprës së Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, sot kam bërë homazhe te varri i tij. Në kujtesën tonë kolektive do të kujtohet përherë si Prijësi Paqësor, dhe themeltari i shtetit të Kosovës", ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Fatmir Sejdiu kishte qenë Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mik i ngushtë i Ibrahim Rugovës.

Pas vdekjes së tij, Sejdiu u votua për President dhe mori edhe udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa aktualisht këtë pozitë e mbanë Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat