Hyseni: Profili i Ibrahim Rugovës po i mungon këtij vendi

Aktuale

Hyseni: Profili i Ibrahim Rugovës po i mungon këtij vendi

Më: 22 janar 2019 Në ora: 00:34
Skënder Hyseni

Skënder Hyseni, ish-bashkëpunëtor i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka thënë se profili Rugovës, sot po i mungon Kosovës.

Hyseni këto deklarata i ka dhënë në televizionin publik.

“Profili i Ibrahim Rugovës i mungon këtij vendi. Ishte njeri që kishte aftësinë e gjetjes së zgjidhjeve për mosmarrëveshjet”, ka thënë Hyseni.

“Ibrahim Rugovën me të drejtë e kanë cilësuar fjalbutë, por me qëndrime të forta. Ai me fuqinë e argumenteve këmbëngulte në pavarësi. Ibrahim Rugova e ka pasur vizionin më të saktë për ecjen e Kosovës drejt pavarësisë. Nuk ka gabuar asnjëherë dhe është i papërsëritshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat