Ambasadori gjerman në Serbi ripërsëritë qëndrimin e Gjermanisë për ndarjen apo shkëmbimin e Kosovës

Aktuale

Ambasadori gjerman në Serbi ripërsëritë qëndrimin e Gjermanisë për ndarjen apo shkëmbimin e Kosovës

Nga: F.B. Më: 22 janar 2019 Në ora: 09:24
Thomas Schieb

Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Serbi, Frederik Mandolini dhe Thomas Schieb një intervistë të përbashkët për “Blic”, transmeton gazeta “Bota sot” kanë fol rreth gjendjes aktuale, nevojës se dialogut, heqjen e taksave, procesin e integrimit të Ballkanit dhe mediat e lira si nevojë e një vendi evropian.

Në çështjen e shtruar të Haradinajt se Kosova është tradhtuar nga BE, në anën tjetër nuk është krijuar asociacioni, u formua ushtria e Kosovës, çfarë planifikojnë Franca dhe Gjermania si presion dhe a do të ketë hapa konkrete ambasadori francez Mandolini ka thënë: “qëndrimi ynë është i qartë, Franca përsërit mbështetjen për dialogu që udhëhiqet nga BE dhe Mogerini dhe shprehim shqetësim ndaj hapave të njëanshëm që shtyjnë kompromisin dhe rezultojnë me humbje të besimit dhe rrezikun e eskalimit. Në bazë të kësaj që BE ka thënë, Franca thërret Kosovën që pa shtyrje të tërheq taksat ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës që janë në kundërshtim me CEFTA dhe marrëveshjen e stabilizim Asociimit të nënshkruar ne BE” .

Në vazhdim ai tërheq vërejtjen se çdo ndryshim i statusit të Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjet me NATO dhe mbrojmë me vendosshmëri.

Ndërkohë ambasadori gjerman Thomas Schieb ka theksuar se: “pajtohem me kolegun se taksat që janë vendosur nga Kosova përbëjnë shkelje zë marrëveshjes së CEFTA-së dhe duhet të tërhiqen. Gjermania këtë qëndrim ia ka parashtruar qartë Prishtinës. Trimërojmë të dy palët që të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të vazhdojnë dialogun. Qëllimi është marrëveshja gjithëpërfshirëse obliguese që është kush për bashkëngjitje Bashkimit Evropian”.

Thomas Schieb shprehet se “kjo marrëveshje duhet të jetë e aplikueshme në parimin multietnik, të sigurojë të drejta të pakicave dhe standard demokratike dhe të kontribuoj në stabilitetin në regjion. Nga ky fakt ne mbetemi prapa qëndrimit tonë për mos ndryshueshmëri të kufijve”.

Ndërsa në lidhje me qëndrimin e presidenti Tramp që është përzier në dialog, duke trimëruar ide e shkëmbimit të territoreve, ambasadorët shprehen:

Ambasadori Mondoloni: “Së pari ftojmë palët të kthehen dialogut sa më parë dhe të evitohen aksionet dhe deklarata që kemi parë kohëve të fundit. Mendoj se secili kompromis është i mirëseardhur që lehtëson dialogun dhe sjell më shpejtë marrëveshjen e pranueshme nga dy palët. Në këtë kuptim ShBA mendojnë se mund të ndihmojnë palëve në avancimin e dialogut që drejtohet nga BE dhe mbështetja është e mirëseardhur”.

Duke përfunduar Mandolini theksoi se: ju mbetet palëve të gjejnë një marrëveshje të pranueshme edhe të qëndrueshme. Kjo nënkupton konsensus  dhe lëshime nga të dy palët”.

Ndërkohë që ambasadori Thomas Schieb ka theksuar se “gjermania është për vazhdim të dialogut dhe për marrëveshje obliguese gjithëpërfshirëse si kusht të integrimit po ripërsëriti se është kundër ndryshimit të kufijve”.

Të dy ambasadorët kanë theksuar nevojën për media të lira jo vetëm në Serbi por në secilin vend të Bashkimit Evropian si një nga kriteret edhe standardet të cilit duhet të i nënshtrohet secili vend dhe secila qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat