Reziston Ramush Haradinaj: Nuk e heq taksën as pas takimit me ambasadorin amerikan

Aktuale

Reziston Ramush Haradinaj: Nuk e heq taksën as pas takimit me ambasadorin amerikan

Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:23

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit të tij bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli, me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Haradinaj tha se edhe pas takimit me diplomatin, nuk ka ndryshuar asgjë rreth taksës.

Haradinaj ka thënë se takimi i sotëm, i thirrur nga kryeparlemantari Veseli nuk ka lëvizur qëndrimin e Qeverisë për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Biseda ka qenë zhvillimi i dialogut. Të lidhura edhe me taksën. Pra kjo ka qenë biseda. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ka qenë bisedë e qetë”, ka thënë Haradinaj para mediave.

Por, kryeministri thotë se me dëshirën e tij do ta hiqte sot taksën. Megjithatë, sipas tij, ajo nuk hiqet deri në njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

“Ne kemi shumë dëshirë me e heq. E kishim heq sot, po të kishim një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje”, është shprehur Haradinaj.

“Ne jemi të interesum për ta heqë taksën, por disa punë nuk kryhen siç mendojnë disa”, ka thënë sot Haradinaj, duke mos u tërhequr nga vendimi i taksës edhe pas thirrjeve të shumta të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta hequr tarifën.

Taksa është në fuqi, hiqet vetëm me vendim të Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë tha se në takim me ambasadorin amerikan kanë biseduar për dialogun dhe avancimin e tij. Ai tha se taksa 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe BeH është në fuqi dhe e tillë do mbetet deri në një vendim tjetër të Qeverisë, ndërkohë ka folur edhe për grevën në arsim. Kërkoi që mësimi të fillojë nesër.

Tregoi detaje për takimin me ambasadorin amerikan.

"Takim i thirrur nga kryetari i Kuvendit. Biseda ka qenë dialogu zhvillimet rreth dialogut të ndërlidhura edhe me taksën dje mundësitë për të ardhmen me mrri në një avancim në dialog. Nuk ka ndryshim të madh. Edhe ne kemi dëshirë me heq taksën,  synojmë heqjen e taksës, edhe për shkak që është sugjerim i aleatëve tonë Amerikës, ne kemi dëshirë dhe synojmë sa më shpejtë me heq, e kishim heq nëse kishim arrit një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje të Kosovës", tha ai, duke rikujtuar që taksa ëhstë në fuqi dhe largohet vetëm me vendim të Qverisë.

Ndërsa i pyetur për grevën që po mbahet në sektorin e arsimit Haradinaj edhe njëherë kërkoi që mësimi të nisë qysh nesër.

"Kërkesa ime është të rikthehet mësimi. Rritja (e pagës) është e sinqertë, serioze, do të ishte racionale kthimi në mësim që nesër", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat