Profesori i Parisit: Druaj se Ibrahim Rugova, Nënë Tereza, Adem Jashari, e disa tjerë, s’janë për neve

Aktuale

Profesori i Parisit: Druaj se Ibrahim Rugova, Nënë Tereza, Adem Jashari, e disa tjerë, s’janë për neve

Nga: N.H Më: 23 janar 2019 Në ora: 09:26
Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, fatkeqësisht, disa figura lindin në popuj të gabuar.

Ai druan se Ibrahim Rugova, Nenë Tereza, Adem Jashari, e disa tjerë nuk janë për ne.

Image
Nezir Kraki

"Ne e zvogëlojmë madhështinë dhe e zbehim dritën. Të parën s’e durojmë e të dytën s’e njohim… Errësirën dhe injorancën i glorifikojmë se brenda tyre jemi komodë, jemi n’siguri. Për të njëjtat arsye suksesi i tjetrit s’na gëzon se na prish rehatinë e errësirës. Na obligon ta rimendojmë mediokritetin kolektiv", shkruan Kraki në Facebook.

Ja postimi i tij në Facebook:

Fatkeqëisht, disa figura lindin në popuj të gabuar.

Druaj se Ibrahim Rugova, Nenë Tereza, Adem Jashari, e disa tjerë s’janë për neve.

Ne e zvogëlojmë madhështinë dhe e zbehim driten. Të parën s’e durojmë e të dytën s’e njohim... Errësirën dhe injorancën i glorifikojmë se brenda tyre jemi komodë, jemi n’siguri. Për të njejtat arsye suksesi i tjetrit s’na gëzon se na prish rehatinë e erresirës. Na obligon ta rimendojmë mediokritetin kolektiv.

Thjesht, ne ende s’jemi gati as për mite as për figura. Madje më duket që s’jemi gati as për madhështi.

Kjo më trishton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat