Deda thotë se grevat erdhën si pasojë e përçarjes së PAN-it - Bota Sot
Deda thotë se grevat erdhën si pasojë e përçarjes së PAN-it

Aktuale

Deda thotë se grevat erdhën si pasojë e përçarjes së PAN-it

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:30
Ilir Deda

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka komentuar disa prej zhvillimeve të fundit, duke përfshirë grevat në sektorin publik si dhe vazhdimin e taksës ndaj mallrave që hyjnë nga Serbia, pavarësisht presionit nga bashkësia ndërkombëtare- SHBA-ja dhe BE-ja.

Reagimi i plotë i Dedës:

T’u kqyrë seri:

- Vendin e kaplojnë grevat, si pasojë e përçarjes së PAN-it (SBASHK-u me një pjesë të PDK-së kundër AAK-së);

- Protestojnë ish-punëtorët e KEDS-it, që duhet te protestonin të zyra e Thaçit si përgjegjësi kryesor për privatizimin kriminal të KEDS;

- Protestojnë serbët në Shtërpce kundër hidrocentralit që kush nuk e din pse është ndërtuar në parkun nacional Brezovicë;

- Një deputet i “mazhorancës” e shpallë të vdekur liderin e partisë më të madhe në vend;

- Kalon data e “ultimatumit” amerikan për suspendim të taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e po atë ditë pason edhe një çnjohje e pavarësisë së Kosovës;

- Thaçi e gënjen delegacionin shtetëror me një dokument të pavërtetë në bisedimet e tij me Vuçiqin, e këta të delegacionit pa kuptim po heshtin;

- Thaçi me Vuçiqin në Davos “bashkëbisedojnë” për ndarje të Kosovës;

- Thaçi mashtron për “bashkimin e Mitrovicës”, duke punuar me vrull për ndarje të Kosovës;

E janari ende nuk ka përfundu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...