“Shpend Ahmeti po digjet ngadalë në furrën e druve”

Aktuale

“Shpend Ahmeti po digjet ngadalë në furrën e druve”

Nga: N.Sh Më: 23 janar 2019 Në ora: 19:06
Shpend Ahmeti

Profesor dr. Binak Maxharraj, thotë se “Shpend Ahmeti po digjet ngadalë”.

Kështu, e nis një shkrim të tij, të postuar në Facebook, ku shton se, Ahmeti tash si kryenegociator me Serbinë e ka thënë një të vërtetë, kur ky tha se Thaçi di diçka që këta nuk e dinë.

Maxharraj, thekson se, kjo është e vërtetë, pasi Thaçi qe shtatë vite është në dialog kuturu me Serbinë dhe din gjithçka rreth dialogut.

Profesori thotë se Ahmeti dhe Limaj janë vetëm një lodër në duart e Thaçit.

Më poshtë ua sjellim reagimin e Maxharrajt:

SHPEND AHMETI PO DIGJET NGADALË.

/Ekipi negociator është veç së një vegël ne duart e Thaçit/

Shpend Ahmeti Kryenegociator i Ekipit për dialog me Serbinë paska thanë një të vërtetë kur tha:"Ndoshta Hashim Thaçi di diçka që na të ekipit s'po e dimë".

Kjo është më së e vërtetë Hashim Thaçi i cili është ne dialog kuturu me Serbin që shtatë vite dinë gjithçka rreth dialogut qoftë i hapur apo sekret,kurse ju të Ekipit negociator nuk dini asgje së çka është ba për këto shtatë vite diagolim,dhe kurr nuk do te dini,tu e njoftë natyrën tinxakte te Thaçit,por do të merreni vesh vetem ne përfundim kur ai i vetmuar do ta kryen misionin e vet për Kosovën dhe rreth Kosovës.

Ti Shpend Ahmeti dhe Ti Fatmir LImaj me ekipin e Juaj jeni veç së një lodër ne duart e Thaçit. Këtë e tregoi edhe fakti kur ai ne vend te dokumenteve ju dorzoi vetem fatura te udhetimit dhe nje dokument me prralla e rrena te tij,kurse te verteten e di vetem ai,e ruan për vehte,derisa e verteta te shpërthej,atehre ju do te jeni jjo vetem te përzhitur po edhe te djegur ne furren e druve si Gjordano Bruno.

Ti Shpend Ahmeti dhe Ti Fatmir Limaj nese i keni dy kokrra mend ne kokë si po dukët veq e paket marr vesh fundin e Juaj.Së këndejmi nuk ju mbetet gjë tjeter veç te largoheni nga ky dialog sa nuk jeni ba prralla e zotit qe pastaj as uji i Drinit dhe Bistrices nuk do te Ju lajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat