Vjen reagimi i Fadil Demakut pas lirimit të Sylejman Selimit: Ishte proces i turpshëm nga gjykatat

Aktuale

Vjen reagimi i Fadil Demakut pas lirimit të Sylejman Selimit: Ishte proces i turpshëm nga gjykatat

Më: 25 janar 2019 Në ora: 13:30
Sylejman Selimi

Pas lirimit nga burgu të Sylejman Selimit, reagim i menjëhershëm ka ardhur nga miku i tij,  Fadil Demaku.

‘’Sot ndihem i gëzuar për Sylejman Selimin dhe familjen e tij që ka dalë në liri pas qëndrimit të tij më tepër se 5 vite në burg nga procesi i quajtur Drenica 2. Proces i turpshëm për gjykatat e EULEX-it por edhe ato vendore të cilat në këtë rast nuk ishin në shërbim të drejtësisë, rast tashmë i njohur për të gjithë.’’, ka shkruar Demaku në Facebook.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku ishte një ndër të akuzuarit në rastin “Drenica 2”, për rrahje e tortura ndaj civilëve gjatë luftës.

Sylejman Selimi do të jetë nën mbikëqyrje të të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020.

Gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat