Limaj: Ndërkombëtarët janë optimistë, deri në qershor mund të arrihet marrëveshja Kosovë - Serbi

Aktuale

Limaj: Ndërkombëtarët janë optimistë, deri në qershor mund të arrihet marrëveshja Kosovë - Serbi

Më: 25 janar 2019 Në ora: 21:23
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh edhe bashkëdrejtues i Delegacionit Kosovar për Bisedime me Serbinë ka thënë se presidenti i vendit i ka dhënë një informatë përmbledhëse delegacionit shtetëror nga takimet që presidenti i vendit ka pasur në procesin e dialogut.

Limaj ka thënë se në bazë të asaj çka dorëzuar presidenti del se nuk ka asnjë draft marrëveshje apo diçka të ngjashme. Ai ka thënë se pak rëndësi ka a i beson apo jo presidentit. Rëndësi thotë ka se është se ai ka konstatuar se nuk ka dokumente.

“Rrugës do të shohim. Detyra jonë si delegacion është të kërkojmë gjithë materialin dhe institucionet kanë ofruar aq sa kanë pasur”, ka thënë Limaj në ‘Debat Plus’.

Limaj ka shpjeguar në detaje se si do të funksionojnë komisionet. Të gjithë anëtarët e delegacionit, sipas Limajt, do të jenë kryesues të këtyre komisioneve. 

Më tutje, zëvendëskryeministri ka thënë se edhe Brukseli, por edhe presidenti kanë konfirmuar se nuk ka asnjë dakordim për ndonjë temë.

“Ne nuk kemi paragjykuar se çka do të na ofroj presidenti. Me rëndësi është se është konstatuar se nuk ka tjerë dokumente dhe se rrugës as Thaçi dhe askush tjetër nuk mund të nxjerre asnjë dokument”, ka shtuar Limaj.

Ai ka folur edhe për takimin e së martës në Bruksel. Ai ka bërë me dije takimi është ftuar nga Brukseli. 

“Të martën kem takim me kabinetin e Federica Mogherinit. Në takim nuk do të jetë Mogherinin. Më shumë është një takim parapërgatitor për dialogun. Takimi është thirrur nga BE. Do të shkojmë unë dhe Shpendi dhe mund të ketë një përfaqësues nga presidenca”, ka deklaruar Limaj. 

“Ka qenë me rëndësi shumë themelimi i delegacionit. Sepse askush nuk mund të shpërfill delegacioni. Thaçi nuk mund ta takoj asnjëhere më vetë Vuciqin. Në asnjë rast nuk mundet presidenti i vendit të zhvilloj negociata pa pjesëmarrjen e delegacionit”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se duan një dialog të afatizuar. Ai ka thënë se ndërkombëtaret janë optimist për një arritje të marrëveshjes brenda disa muajve.

“Miqtë tanë po duan deri në qershor të arrijmë marrëveshjen. Kjo është ambicioze, optimiste. Të shohim rrugës. Unë them se pozicionet janë larg dhe nuk do të jetë lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat