Policia në Ferizaj tregon detaje për fatkeqësinë në Brezovicë

Aktuale

Policia në Ferizaj tregon detaje për fatkeqësinë në Brezovicë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 16:57
Arian Daci

Policia e Kosovës në Ferizaj ka konfirmuar që sot në Brezovicë, nga rënia e një orteku të borës, ka mbetur i vdekur Arian Daci.

Nënkoloneli Basri Shabani ka thënë se në gjendje të mirë ndodhet personi tjetër që ishte aty, Ardian Bakalli.

 “Konfirmojmë që nga orteku ka ndodh sot, A. D ka humbur jetën. Personi tjetër është në gjendje të mirë. Një ortek i borës e ka zënë personin, viktimën A.D dhe ka ardh deri te humbja jetës”, ka thënë nënkolonel Shabani.

Kujtojmë që sot pas orës 15:00, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka deklaruar se një ortek bore ka ndodhur në Brezovicë, ku si pasojë një person ka vdekur.

Personi që ka humbur jetën është Arian Daci, djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Dacit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat