Këshilltari i Haradinajt i kundërpërgjigjet Thaçit me poezi: Bylbyl i vorfën, pse po gjëmon? - Bota Sot
Këshilltari i Haradinajt i kundërpërgjigjet Thaçit me poezi: Bylbyl i vorfën, pse po gjëmon?

Aktuale

Këshilltari i Haradinajt i kundërpërgjigjet Thaçit me poezi: Bylbyl i vorfën, pse po gjëmon?

Më: 27 janar 2019 Në ora: 17:41
Kabineti i Haradinajt

Këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka publikuar një poezi të shkruar nga Ndre Mjeda.

Por sigurisht ky publikim nuk është i rastësishëm, por vie pikërisht pas statusit të presidentit, Hashim Thaçi në drejtim të kryeministrit Haradinaj.

Thaçi shkroi se: Bora ka zënë të shkrihet shpejtë….uroj të mos bëhet sklllotë!

E në vargjet e Ndre Mjedës ndër të tjerat thuhet: Po shkrihet bora, dimni po shkon, bylbyl i vorfen pse po gjëmon?

Padyshim se këto vargje i referohen pikërisht presidentit Thaçi dhe shkrimit të tij drejtuar Haradinajt, i cili ditë më parë tha se bora ka nisur të shkrihet në dy anët.

Postimi nga Halil Matoshi:

Po shkrihet bora,

Dimni po shkon,

Bylbyl i vorfen

Pse po gjemon?

Pushoi murrlani

Me duhie t’vet’

Bylbyl i vorfen

Çou, mos rri shkret’ (Ndre Mjeda) 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...