Albin Kurti e viziton Sylejman Selimin në Açarevë

Aktuale

Albin Kurti e viziton Sylejman Selimin në Açarevë

Nga: K.M Më: 28 janar 2019 Në ora: 13:45
Albin Kurti & Sylejman Selimi

Sot, kreu i Lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti e ka vizituar të liruarin me kusht Sylejman Selimin. Ai është shperhur që e ka takuar mikun e tij të vjetër, me të cilin njihet qysh kur Selimi ka qenë bashkëluftarë I Adem Jasharit.

Ja çka ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në facebook

Në vendlindjen e tij në Açarevë, sot vizitova Gjeneral lejtnant Sylejman Selimin. Ai është liruar me kusht nga burgu. Kjo disi i ngjan aq shumë gjendjes së vetë shtetit të Kosovës. Por, Syla është mirë me shëndet dhe fytyra i shkëlqente. Nga Komandant i Zonës Operative të Drenicës te Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së te Komandant i TMK-së e i FSK-së e deri te ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, kanë kaluar 20 vjet prej se e njoh dhe jemi shokë. Por, veprimtaria e tij është edhe më e hershme: ajo nis me Sylën si bashkëluftëtar i Komandantit legjendar Adem Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat