Kjo është paisja që i shpëtoi jetën shokut të Arian Dacit, ja si funksionon

Aktuale

Kjo është paisja që i shpëtoi jetën shokut të Arian Dacit, ja si funksionon

Nga: N.H Më: 28 janar 2019 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Si pasojë e një orteku, në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”, ditën e shtunë ka humbur jetën Arian Daci, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit.

Ndërsa, Ardian Bakalli ishte shoku i Arianit Dacit, që shpëtoi nga orteku i borës në Brezovicë, pa lëndime nga orteku i borës dhe fal pajisjeve shtesë.

Ka vite që është krijuar një pajisje që funksionon si ‘airbag’ për mbrojtjen e personave që janë adhurues të sporteve ekstreme.

Gazeta “Bota sot”, ka siguruar disa video dhe fotogarfi, ku shihet mënyra se si funksionon kjo paisje interesante.

Gjatë viteve të fundit, përdorimi i airbagëve është intensifikuar si në mesin e profesionistëve ashtu edhe praktikuesve amatorë. Kjo paisje, ka ardhur në treg dhjetë vjet më pare, ndërsa skiatorët mund të zgjedhin nga një gamë të gjerë modelesh, të prodhuara nga të paktën katër prodhues.

Image

Sa efektive janë ato?

Qëllimi i këtyre airbagëve është për të shmangur varrosjen, ky është faktori më i rëndësishëm për të mbijetuar një ortek, shkruan gazeta "Bota sot".

Image

Gjithashtu mund të jetë e nevojshme të bartni një lopatë dhe një sondë.

Image

Në disa raste, kjo çantë mund të jetë më e dobishme se sa një qese ajri sepse ekipi i sigurisë përdor sinjalin nga marrësi juaj për të gjetur njerëz të varrosur nën dëborë. Në rast se jeni ski si një grup, njerëzit e tjerë gjithashtu mund të ndihmojnë. /"Bota sot"/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat