Apeli për kryeministrin Haradinaj: Edhe po të jesh i detyruar mos ec në rrugën me skllotë!

Aktuale

Apeli për kryeministrin Haradinaj: Edhe po të jesh i detyruar mos ec në rrugën me skllotë!

Nga: N.Sh Më: 29 janar 2019 Në ora: 08:30
Ramush Haradinaj

Profesor dr. Binak Maxharraj, përmes një postimi në Facebook, ka një porosi për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Maxharraj i thotë kryeministrit që të ec rrugës së terur dhe jo rrugës me skllotë.

E skllotën e ka përmendur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke ironizuar me Haradinajn për taksat kundër Serbisë, që sipas Thaçit shpejt do të hiqet.

Ja postimi i Maxharrajt:

KRYEMINISTËR ECË RRUGËS SË TERUR E JO RRUGËS MË SKLLOTË?!.

Sepse, rruga e terur është me e fortë. Kësaj rrugë ecë më shpejtë ashtu siç dëshiron ti dhe do te mbërrish me shpejtë ne cak.

Kurse, me ecë rrugës më skllotë do te jesh gjithmonë i lagur i bamë qull. Rrugës me skllotë do te hasish ne puse te thella nga te cilat e ke zor me dalë. Rruga me skllotë nuk te çonë askund dhe kurrë nuk do te mbërrish në cak. Pra edhe nëse je i detyruar te ecish rrugës me skllotë mos e merr këtë rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat