Yll Rugova, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ish-drejtori i Kulturës në komunën e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, thotë se, partia me më së shumti vota është në opozitë, kurse në pozitë janë, kryeministri me 8% të votave, deputeti i zgjedhur me vota të blera të deputetëve, kryetar i kryeqyteti dhe i grupit negociator është dikush që e ka zaptuar që në sondazhe del me 2%.
Ai thotë se, këta i rrisin pagat e veta, për shoferët, i ulin për profesorët universitarë.
Sipas tij, këta po dëshirojnë me legalizu bixhozin, e gjykatat i devalvojnë.
Lexojeni komplet shkrimin e Yll Rugovës:
Kryeministër është një person partia e të cilit as 8% s'i ka fituar në zgjedhje. President ështe zgjedhur dikush me vota të blera të deputetëve (me terminale dhe me poste ambasadorësh). Kryetar i Kryeqytetit dhe anëtar i grupit negociator është dikush që ka zaptuar mandate kurse në sondazhe po del 2%.
Kurse njeriu dhe lëvizja me më së shumti vota është në opozitë.
I rrisin rrogat për vete dhe shoferët e tyre, kurse i ulin për profesorët universitarë. Dëshirojnë ta legalizojnë bixhozin, kurse gjykatat i devalvojnë. I japin 54 milionë Bechtelit për vonesa të Qeverisë, e s'bëjnë za kur kompania s'e dorëzon autostradën me kohë. Blejnë deputetë, e shesin monopole si në rastin e Kosovës së Re që do t'na shtrenjtojë rrymën deri në 80%.
Kosovën vërtetë e kanë kthyer përmbys!