Sot takohen dy qeveritë shqiptare

Aktuale

Sot takohen dy qeveritë shqiptare

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:18
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri njëherësh edhe koordinator Kombëtar për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, Fatmir Limaj, pret sot në takim një delegacion nga Shqipëria përcjell Bota Sot.

Ky delegacioni përbëhet nga kryesuesit, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, si dhe përfaqësues të tjerë nga institucioneve e Shqipërisë.

Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe ministri të Qeverisë së Kosovës.

Pas takimit që do të mbahet në orën 16:00 në ndërtesën e Qeverisë do të ketë edhe konferencë për media.

Ndryshe, disa nga marrëveshjet e nënshkruara në mes dy qeverive në mbledhjen e mbajtur në Pejë tanimë kanë nisur të jetësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat