Thaçi: Askush s’mund të sfidojë partneritetin me ShBA-në - Bota Sot
Thaçi: Askush s’mund të sfidojë partneritetin me ShBA-në

Aktuale

Thaçi: Askush s’mund të sfidojë partneritetin me ShBA-në

Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:40
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur të zakonshëm takimin e sotëm mes krerëve të shtetit dhe ambasadorit të ShBA-së, Philip Kossnet.

Thaçi tha se s’ka kush e prish raportin me ShBA-në.

Këto komente ai i bëri pas homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit, në 22 vjetorin e rënies së heroit.

Aty Thaçi u pyet nëse është arritur një përafrim qëndrimesh për taksën 100 përqind për mallrat që vinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Duke komentuar takimin me ambasadorin amerikan, Thaçi tha se Kosova do të jetë përjetësisht mike e ShBA-së.

Thaçi: Nuk ka individ apo agjendë ditore që do ta sfidojë partneritetin me ShBA-në

“Takimet e tilla ndodhin shpesh, janë takime të rregullta edhe me ambasadorin e SHBA-ve edhe me bartësit e institucioneve të vendit dhe liderët politik në përkushtimin që kemi për një koordinim edhe më të mirë në agjendat që kemi para nesh si bartës të institucioneve udhëheqëse. Natyrisht gjithmonë në koordinim dhe në konsultim të ngushtë me SHBA-të. Prandaj, mendoj që ishte një takim që i ka kontribuar qartësisë së agjendës dhe natyrisht fuqizimit të bashkëpunimit edhe më të fuqishëm me SHBA-të. Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet mik i përjetshëm i SHBA-ve dhe nuk ka individ apo agjendë ditore që do ta sfidojë këtë partneritet të shtetit të Kosovës, të vullnetit të qytetarëve as sot as në të ardhmen me SHBA-të”, tha presidenti.

Thaçi përmendi edhe kontributin e heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zenjullahu, në luftën për lirinë e vendit.

Duke vlerësuar lart veprën dhe jetën e të rënëve, ai tha se heronjtë e kombit janë shëmbëlltyra më e mirë.

Thaçi: Edmondi, Hakifi i Zahiri bënë që të bashkohet gjithë populli

Sot është një ditë e veçantë, dita e rënies heroike të komandantëve të UÇK-së Edmondit, Hakifit, Zahirit, të komandantëve të parë të UÇK-së, të njerëzve që filluan rezistencën për liri dhe pavarësi me një vizion dhe qëndrim shumë të qartë. Me guximin dhe vizionin e tyre, bënë që të bashkohet gjithë populli i Kosovës dhe ta kemi përkrahjen edhe të bashkësisë ndërkombëtare. Prandaj, sot bëjmë nderimet më të larta shtetërore, për komandantët tanë, bashkëluftëtaret tanë duke treguar respekt institucional, duke vlerësuar dhe afirmuar vlerat e luftës për liri dhe pavarësi”, u shpreh ai, shkruan KosovaPress.

Gjatë ditës së sotme, nën patronatin e presidentit Thaçi është mbajtur edhe akademi përkujtimore me rastin e 22 vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Por, Thaçi nuk mundi të marrë pjesë në këtë ceremoni përkujtimore, për shkak të ndërrimeve në agjendë. /N.Jakupi/

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar se partneriteti i Kosovës me Amerikën është i përjetshëm.

Ai takimin e sotëm me liderët e tjerë dhe ambasadorin amerikan në Kosovës, Philip Kosnett e ka cilësuar si takim që i kontribuon fuqizimit të marrëdhënieve me ShBA-në.

“Takime të tilla ndodhin shpesh, janë takime të rregullta edhe me ambasadorin e ShBA-së edhe me bartësit e institucioneve të vendit dhe liderët politik në përkushtimet që i kemi për një koordinim edhe më të mirë në agjendat që kemi para nesh si bartës të institucioneve. Natyrisht gjithmonë me koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me SHBA. Andaj merendoj se ishte një takim që i ka kontribuar qartësisë së agjendës dhe natyrisht të bashkëpunimit më të fuqishëm me Amerikën”, tha Thaçi pasi bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit me rastin e 22 vjetorit të rënies së tij.

Presidenti po ashtu shtoi se Kosova është dhe do të mbetet mik i përjetshëm i Amerikës.

“Kosova është dhe do të mbetet mik i përjetshëm i Amerikës, dhe nuk ka individë apo agjendë ditore që do ta sfidojë këtë partneritet, as sot as kurrë”, tha ai,

***

Në 22 vjetorin e rënies të  Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë homazhe pranë lapidarit të, Zahir Pajazitit.

Në këtë ngjarje, presidenti është pyetur rreth takimit që ka pasur me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, kreun e Kuvendit Kadri Veselin dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Thaçi ka thënë se takimet e tilla ndodhin shpesh dhe janë të rregullta.

“Takimet e tilla ndodhin shpesh dhe janë takime të rregullta, edhe me ambasadorin edhe me bartësit e institucioneve të vendit në përkushtimet që kemi për agjendat shtetërore”, është shprehu Thaçi.

Tutje ai ka thënë se ky takim i ka kontribuuar qartësisë së agjendës dhe bashkëpunimit të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova do të mbetet mik i përjetshëm me SHBA-të nuk ka individ apo agjendë ditore që do ta sfidojë këtë partneritet me Amerikën”, ka përfunduar Thaçi.

***

Ndryshe nga kryeministri Haradinaj që paralajmëroi zhvillime duke lënë të kuptohet se mund të bie edhe Qeveria,, Presidenti Hashim Thaçi, takimin me ambasadorin amerikan dhe me liderët institucionalë paraqiti gjithçka si të zakonshme.

Presideneti Thaçi, i cili pak më parë bëri homazhe pran shtatores së heroit Zahir Pajaziti, foli për takimin që pati me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe krerët e tjerë të koalicionit.

Thaçi i pyetur se a pati përafrim me Haradinajn rreth taksës tha vetëm se “Takimet e tilla janë të zakobnshme, ndodhin shopesh edhe me ambasadorë edhe me bartësit e institucioneve”.

“Ishte takim që i ka kontribuuar qartësisë së agjendës dhe natyrisht fuqëzimit të bashkëpunimit edhe më të fuqishëm me Amerikën” shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...