Moderatorja Erëza Vela, ka sulmuar kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn për grevën 3 javëshe në arsim.
Vela ka shkruar se Jasharaj nuk e ka bërë këtë për interesat e mësuesve të cilët ‘as që i kanë rënë ndër mend’.
Tutje moderatorja e një emisioni për ekonomi ka theksuar se krejt kjo ‘tragjikomedi’ ishte për atë se çka pasur të blejë e të shesë Jasharaj.
‘’Mesues/e te dashtun, kjo greve nuk pati te bej asgje me ju! Ju nuk ishit pjese e saj! Personit te ulun ketu as qe i bini nder mend! Jam e sigurte qe asnjerin nga ju nuk e ka konsultu per me e marre vendimin me e nise apo me e nderpre greven! E gjithe kjo nuk kishte te bente asgje me pagat apo punen tuaj; kishte te bente me ate se cka ky person kishte per me ble e per me shit! Per me perfitu personalisht!
Nje send jam e lumtun qe perfundoi kjo tragjikomedi: qe s’kam me u trishtu cdo dite tu e pa ne duar te kujt ka mbet me u vendos a shkojne femijet ne shkolle a jo. Marre.’’, ka shkruar Vela.
Përndryshme, tek sot SBASHK arriti marrëveshje me Qeverinë që të ndërpritet greva.