Rusia sulmon përsëri Kosovën

Aktuale

Rusia sulmon përsëri Kosovën

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 14:57
Ushtria e Kosovës

Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ambasadori rus, Aleksander Lukashevich, ka thënë se Kosova është bërë nje vatër e paqëndrueshmërisë në rajon dhe një burim potencial i një konflikti të ri.

Sipas Lukashevich, autoritetet po dëshjë konflikti.

Këto deklarime Lukashevich i ka bërë teksa është diskutuar çështja e krijimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

“Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet vatë e paqëndrueshmërisë, një burim konflikti potencial. Administrata e Kosovës haptazi synon që të krijojë një krizë të re që mund të çojë në një luft të re”, ka thënë ambasadori rus.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë humbur kontrollin mbi Republikën e Kosovës.

“Arkitektët perëndimorë të Kosovës kanë humbur kontrollin mbi projektin e tyre”, ka përfgunduar Lukashevich.

Lukashevich ka qenë edhe zëdhënës i diplomacisë ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat