Punëtorët e RTK-së: Deputetët vendosën që politika ta fus nën kontroll të plotë televizionin

Aktuale

Punëtorët e RTK-së: Deputetët vendosën që politika ta fus nën kontroll të plotë televizionin

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 18:40
RTK

Futja e RTK-së në ligjin e pagave është veprimi më skandaloz i Kuvendit të Kosovës, sipas Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së.

“Pas 20 vjet funksionimi të RTK-së, i ndërtuar në bazë të parimeve më demokratike të mundshme të vlerave perëndimore, sot iu dha fund këtyre parimeve. Sot u kthyem në kohën e monizmit, sot deputetët vendosën që definitivisht politika ta fus nën kontrollë të plotë Transmetuesin Publik dhe në këtë mënyrë të fillojë rrënimi i shpejt i tij”, thuhet në komunikatë

“Nëse synimi i Republikës së Kosovës është anëtarësimi në BE dhe t’i përqafojë vlerat perëndimore, me sot kjo ka marrë fund! Sepse ndërrimi i statusit të gazetarëve në shërbyes shtetërorë është e papranueshme për vendet e Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatën e Sindikatës.

SPERTK do të ashpërsojë format e protestës deri në bllokimin e programit të RTK deri sa të miratohet ligji i Transmetuesit Publik.

“Nuk do të lejojmë që deputetët e Kuvendit të Kosovës votues të të cilëve jemi edhe ne punëtorët e RTK-së që për pazare personale ta bllokojnë ligjin e RTK-së, prej të cilit varen rreth 800 familje kosovare. Kërkojmë që gjatë kësaj seance të votohet edhe ligji i RTK-së, sepse nuk ka asnjë arsye të mos votohet më dhe në këtë mënyrë të korigjohet gabimi i madh që bënë deputetët me futjen e RTK-së në ligjin e pagave. Nëse kjo nuk do të shpejt atëherë pasojat do të jenë të mëdha”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat