Albulena Haxhiu do t`i publikoj emrat e deputetëve që nuk e votuan për koeficientin e shërbyesve korrektues

Aktuale

Albulena Haxhiu do t`i publikoj emrat e deputetëve që nuk e votuan për koeficientin e shërbyesve korrektues

Nga: A.M. Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:06
Albulena Haxhiu

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka shprehur keqardhje pasi që amendamenti për kategorizimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës i propozuar nga kjo parti nuk ka kaluar.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “e kam për obligim që ditët në vijim t'a bëj publike listën e votimeve të deputetëve”

Postimi i plotë:

Keqardhje që nuk kaloi amendamenti ynë për kategorizimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

E kam për obligim që ditët në vijim t'a bëj publike listën e votimeve të deputetëve. Shërbimi Korrektues i Kosovës duhet t'a sheh se cilët deputetë votojnë për shtesa të tyre ani pse kanë koeficient 8, cilët deputetë votojnë për pagë kalimtare të zëvendësministrave dhe në anën tjetër nuk duan që Shërbimi Korrektues i Kosovës të trajtohet me dinjitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat