“Je çu peshë Hashim biri i nënës, po përmbushë planet aty ku i la Millosheviqi”

Aktuale

“Je çu peshë Hashim biri i nënës, po përmbushë planet aty ku i la Millosheviqi”

Nga: A.ZH Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 20:50
Hashim Thaçi

Opinionisti Binak Maxharraj, ka komentuar ashpër ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, duke e quajtur atë “mafioz”.

Në një reagim të dërguar në “Bota sot”, profesori Maxharraj, ka komentuar raportimet se presidenti Thaçi për të marrë Preshevën, do ta japë veriun e Kosovës me Ujmanin e Trepçën deri te lumi Ibër që përbëjnë 30% të territorit të Kosovës.

Ai ka thënë se Thaçi është “çuar peshë” dhe se ai “po përmbushë planet aty ku i la Slobodan Millosheviqi”.

Reagimi i plotë i Maxharrajt:

Hajde biri i nënës hajde...je çu peshë?!

Nuk është kjo njëra nga ato ninullat që nënat tona shqiptare u këndojshin bebeve në djep për t’i marrë gjumi.

Por, kjo ninulla hajde biri i nënës, hajde, ka të bëjë vetëm me Presidentin Hashim Thaçi, i cili sipas disa planeve që po dalin nëpër media po e merrka Preshevën me nja shtatë katunde dhe me të gjitha xhamiat për me e fal xhematin.

Kurse ky fare biri i nënës po e jepka komplet Veriun e Kosovës, me Ujmanin, me Trepçën deri te lumi Ibër që e përbëjnë rrafsh 30% të territorit të Kosovës. Atëherë Kosova le t’i ujit arat dhe le të pijë shurrën e bullicave në vend të ujit. Ky mafioz po i vazhdon t’i përmbushë planet aty ku i la Slobodan Millosheviqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat