Ky është kushti i LDK-së për t’u bërë pjesë e qeverisë

Aktuale

Ky është kushti i LDK-së për t’u bërë pjesë e qeverisë

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 21:37
Ismet Beqiri thotë se kanë kushte që të bëhen pjesë e pushtetit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), mund të bëhet pjesë e qeverisë aktuale, por sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri thotë se kanë kushte që të bëhen pjesë e pushtetit.

“Ne jemi të gatshëm me bisedu me të gjithë. Ama me qenë pjesë e asaj marrëveshje që të gjithë, asnjë subjekt politik mos me qenë jashtë sepse ka manipulime po bisedohet me LDK-në për të qenë pjesë e qeverisë sa për të hequr kushtimisht sipas disave, zotëri Haradinajn”, ka thënë Beqiri.

Për të dalë nga situata në të cilën ndodhet Kosova, Beqiri përmend edhe një opsion tjetër.

LDK po synon të mbledh vota për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj” derisa Beiqirit nuk i prishin punë as votat e Listës Serbe.

“Mocionin eventual që do ta paraqitnim ne, kushdo që i bashkëngjitet nuk do ta shikojmë se i cilës parti është. Sepse nuk mund të thuash se nëse e ke bërë një koalicion qeverisës me vota edhe të shqiptarëve edhe të komunisteve tjera nuk mund të thuash që ju të tjerët me votat e dikujt tjetër nuk bën me votat e dikujt tjetër ta rrëzoni këtë qeveri”, është shprehur Beqiri.

Për me tepër edhe ekipin negociator për dialog me Serbinë e konsideron si të parëndësishëm.

Partia e Isa Mustfës ka thënë se nuk është kundër vendosjes së taksës, por që sipas tij një vendim i tillë do të duhej të ishte marrë me pajtim me miqtë ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat