Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, në një postim në “Facebook, ka kritikuar vendimet e Kuvendit për miratimin e Ligjit të Pagave, dhe gjithashtu Ligjit për dialogun, përcjell Bota Sot.
Ajo përmes këtij shkrimi ka kërkuar ndjesë të gjithëve për banalitet dhe vendimet e bastarduara të Kuvendit të Kosovës. Prej abuzimit që u bë me ligjin e pagave e deri tek zyrtarizmi i delegacionit shtetëror për dialogun.
Kusari-Lila i ka uruar edhe nxënësit për rifillimin e procesit mësimor.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi Kosovë ?��
Një javë të mbarë për të gjithë dhe në veçanti mbarësi për shkollarët tanë të cilët për tri javë ishin peng i politikës së keqe të Kosovës.
Fund e krye u malltretuan dhe pësuan si rezultat i secilit vendim të gabuar që u morr në këtë vend në të cilin e pësuan më të vegjlit.
Njëkohësisht, ju kërkoj ndjesë të gjithëve për banalitet dhe vendimet e bastarduara të Kuvendit të Kosovës. Prej abuzimit që u bë me ligjin e pagave e deri tek zyrtarizimi i delegacionit shtetëror për dialogun, i cili nuk bëri asgjë më shumë përveq se forcoi poziten e Thaçit në dialog.