BE nuk ka ndërlidhur kurrë taksat me dialogun: Ja kur vazhdojnë bisedimet maratonike mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

BE nuk ka ndërlidhur kurrë taksat me dialogun: Ja kur vazhdojnë bisedimet maratonike mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: F.B. Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 11:10
BE

Zyrtar të Bashkimit Evropian që janë të kyçur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me kujdes po përcjellin zhvillimet në Prishtinë, por shpresojnë se pas presionit të shumë anshëm qeveria e atjeshme do tregoj rezultate dhe të mundësohet debllokimi i procesit, transmeton Radio Evropa e Lirë, përcjell “Bota sot”.

Në këtë kuptim paralajmërohen bisedime intensive dhe maratonike mes Prishtinës dhe Beogradit që mund të zhvillohen çdo javë. Zyrtarët evropianë e pranojnë se BE kurrë nuk ka vendosur “lidhje formale” mes taksave dhe dialogut, por ajo lidhje ka ekzistuar pasi nuk kishte mundësi që pala beogradase të kthehet në tavolinën e bisedimeve. Në anën tjetër masat e qeverisë së Kosovës janë vlerësuar “kundër produktive”.

Ata theksojnë se vendimi i para dy muajve për taksa në mallrat serbe dhe boshnjake kanë ndikuar edhe në kompanitë evropiane që janë active ne regjion. Duke shikuar zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë, zyrtarët evropian shpresojnë se presioni i përbashkët i Brukselit dhe Uashingtonit të jap rezultat. Përfaqësues nga institucionet e Brukselit nuk përjashtojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovës si një nga skenarët më të këqij.

“Zgjedhjet e reja do të thonë pengesë e re në dialog. Këtë nuk e do askush pasi jemi në presion të madh të kohës”, ka thënë për RSE një burim diplomatik. Prishtinës dhe Beogradit nisur nga kjo i është dërguar porosia se nëse duan zgjedhje, tash është koha për këtë “sepse ora po troket”.

Vërejtja lidhet me faktin se institucionet evropiane gjenden në vitin zgjedhor dhe në zyre të tyre janë “politikanët që kanë shprehur dëshirë për zgjedhje të çështjes së Kosovës dhe Serbisë”.

“Kurrë nuk mund të dihet si do të jetë rezultati i zgjedhjeve evropiane dhe kush mund të vij në funksionet që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor. Nuk jemi të sigurt nëse përfaqësuesit e ardhshëm të BE-së do të jenë kaq të përkushtuar për zgjedhje siç janë sot Han dhe Mogerini”, ka thënë burimi diplomatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat