Gazetari dhe publicisti Rexhep Shahu, përmes një postimi në Facebook, shkruan se dy partitë kryesore opozitare në vend mund ta ngritin një popull në këmbë për mbrojtjen e Kosovës.
Sipas Shahut, duke e ngritur popullin në këmbë mbrohet Kosova nga presidenti Thaçi pa pushkë.
“LDK dhe Vetëvendosja munden me e ngrit popullin në këmbë me e mbrojt Kosovën prej Hashimit, pa pushkë...”, shkruan shkurt Shahu në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se në vazhdimësi njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se përafrimi i qëndrimeve të VV-së dhe LDK-se sa i përket një programi qeveritar do t’i garantonte Kosovës një zhvillim të qëndrueshëm dhe fillimin e një stabiliteti politik dhe ekonomik të Kosovës.