Maqedonia Veriore do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me Kosovën - Bota Sot
Maqedonia Veriore do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Aktuale

Maqedonia Veriore do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 17:18
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Maqedonisë Veriore në Kosovë, Rexhep Saliu, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë dhe rajon.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj, theksoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë në të gjitha fushat, me theks në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rendit dhe ligjit, duke thënë se Kosova qëndron e përkushtuar për stabilitet në rajon dhe më gjerë.

“Ne i përcjellim me vëmendje të gjitha zhvillimet në Maqedoninë Veriore. Hapja e perspektivës për NATO dhe rruga evropiane e Maqedonisë janë lajme të mira edhe për ne. Dy vendet tona duhet të jemi unik sa i përket ruajtjes së stabilitetit në rajon”, ka porositur Haradinaj.

Ai ka uruar të ngarkuarin me punë,  Saliu, për zgjidhjen e çështjes së emrit në Republika e Maqedonisë Veriore, duke theksuar se ky ishte një hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Maqedonisë Veriore në Kosovë, Rexhep Saliu, tha se Republika e Maqedonisë Veriore do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me Kosovën në fusha të interesit të përbashkët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...