Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka publikuar e emrat e deputetëve që nuk e votuan për koeficientin e shërbyesve korrektues.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “propagandat e Ministrit të Drejtësisë, nuk do t'a ndalin Lëvizjen VETEVENDOSJE!, për trajtim të kësaj çështje dhe për angazhim në jetësimin e kërkesave të administratës së institucioneve të drejtësisë të cilët u diskriminuan nga projektligji i pagave”.
Postimi i plotë:
Sqarim
Për shkak se kam pranuar shumë mesazhe nga sindikatat dhe punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, në vijim gjeni amendamentin e propozuar në seancë lidhur me SHKK dhe i cili fatkeqësisht nuk mori votat e deputetëve të Kuvendit.
Amendamenti ka pasur qëllimin e kategorizimin e SHKK sikur policia dhe atë si në vijim:
- Udhëheqës i pavionit në SHKK, klasa P6 me koeficient 3
- Mbikëqyrës i lartë në SHKK klasa P7 me koeficient 2.75
- Mbikëqyrës i lartë në SHKK klasa P8 me koeficient 2.4
- Oficer me përvojë pune mbi 1 vite – P9 me koeficient 2.2
- Oficer korrektes me përvojë 1- 10 vite – P10 me koeficient 2
Plus shtesa e posaçme për shkak të rrezikshmërisë deri në 40 % ( ky propozim ka kaluar)
Për hir të transaprencës, në vijim gjeni listën e deputetëve që kanë votuar kundër dhe të cilët pamundësuan trajtim të dinjitetshëm të SHKK dhe votimi kundër për shtesat e posacme për administratën e institucioneve të drejtësisë.
Propagandat e Ministrit të Drejtësisë, nuk do t'a ndalin Lëvizjen VETEVENDOSJE!, për trajtim të kësaj çështje dhe për angazhim në jetësimin e kërkesave të administratës së institucioneve të drejtësisë të cilët u diskriminuan nga projektligji i pagave.
Amendamenti 65 ka të bëj me SHKK ndërsa amendamenti 15 ka të bëj me shtesat e posaçme për punonjësit e administratës së institucioneve të drejtësisë.