Analisti politik Hidajet Ahmeti, ka thënë se takimet e tilla, si në rastin e Thaçit në shtëpinë e tij, me liderët politik dhe me kryeministrin Edi Rama, kanë mesazh të qarta, që posaçërisht lidhen me taksën.
“Gjykoj se e vërteta e takimit të së dielës do të dalë në sipërfaqe ditët në vijim, edhe pse një e vërtet e pakontestueshme është se, çështja e taksës ka qenë temë qendrore, pasi dihen qëndrimet publike të zotit Rama, Veseli e Thaçi lidhur me çështjen e taksës. Mbi të gjitha takimet brenda konstruktivitetit politik janë të mirëseardhura, por nëse këto takime janë brenda logjikës së presionit psikologjik nuk e kanë as efektin, por e as kohen e vendin e duhur”, ka thënë Ahmeti.