Deputetja e LDK-së për rastin e mjekut nga Prizreni: Mjaftë më!

Aktuale

Deputetja e LDK-së për rastin e mjekut nga Prizreni: Mjaftë më!

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 10:15
Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka reaguar pas publikimit të lajmit të një mjeku nga Prizreni i cili përdori një gjuhë të ulët ndaj pacientes e cila vuante nga ‘zorra qorre’.

Sipas saj, tipat sikurse kirurgu Rrahim Ymeri nuk e meritojnë të shërbejnë në shëndetësinë.

“Ky duhet të shkojë në shtëpi. Të mos liqensohet as për shërbime private. Ky dhe shumë si ky nuk e meritojnë të hynë në institucionet shëndetësore. Mjaft më”, ka thënë ajo.

Ndryshe, media raportoi mbrëmë për gjuhën e rëndë të mjekut nga Spitali i Prizrenit, ndaj një paciente.

Kirurgu Ymeri në një audio dëgjohet duke fyer pacienten e cila po rënkonte nga dhimbjet, derisa në një moment e quan edhe majmun.

Ndaj këtij rasti ka reaguar Shërbimi Spitalor i Klinikes Universitare të Kosovës (SHSKUK), duke kërkuar sanksionimin e mjekut që fyeu pacienten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat