Drenori për abuzimin seksual të 16 vjeçares: Ky krim është mbrojtur me zili nga niveli qendror

Aktuale

Drenori për abuzimin seksual të 16 vjeçares: Ky krim është mbrojtur me zili nga niveli qendror

Nga: Z.B. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:33
Xhavit Drenori

Ish kandidati për kryetar komune të Drenasit, Xhavit Drenori, përmes një statusi në “Facebook”,ka shkruar se në Drenas ka krim institucional që funksionon sipas zinxhirit komunë-firma private-gjyqësor.

Ai gjithashtu ka shkruar edhe për rastin e vajzës 16 vjecare e cila u abuzua seksualisht nga një polic 50-vjeçar

Drenori thotë se ky krim është mbrojtur me zili nga niveli qëndror.

Postimi i plotë:

Në Drenas ka krim institucional, Komunë-Frima private-Gjyqësor (përfshirë Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat).

Ky krim është mbrojtë me zili nga niveli qendror. Kam fakte të mjaftueshme se emërimet që ndër vite ka bërë PDK-ja (PRONTO) nëpër institucione të pavaruara, e kan ujitur këtë krim, në vend që të luftoj atë.

Pasojat veç kemi filluar t'i ndjejmë!

Ky sistem nuk funksionon si duhet, prandaj duhet të bie, në mënyre demokratike apo edhe me forcë!

Kuptohet nëse dëshriojmë të rrisism fëmijët tanë në këtë shtet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat