Berisha uron ministren Shekerinska për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Aktuale

Berisha uron ministren Shekerinska për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:05
Rrustem Berisha dhe Radmila Shekerinska

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha ka uruar sot ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerisnka me rastin e nënshkrimit të protokollit në Bruksel, akt ky që i hapi rrugë fqinjit tonë për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.

Aktin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ministri Berisha e cilësoi si të një rëndësie të veçantë.

“Nënshkrimi i protokollit i pranimit të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut në NATO, është një lajm i rëndësishëm dhe një hap i madh për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Uroj ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska dhe popullin e Maqedonisë së Veriut për këtë ditë historike, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë”, thuhet në urim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat